LAJMI I FUNDIT:

Cana: Tjetër Shqipëri në Qemal Stafa

Cana: Tjetër Shqipëri në Qemal Stafa

Në ndeshjen e zhvilluar në Kopenhagë në prill të këtij viti, Danimarka e kishte mposhtur Shqipërinë me rezultat 3-0, por lojtari që mungoi në atë ndeshje, Lorik Cana, thotë se të mërkurën mbrëma do të ketë një Shqipëri tjetër në fushë.

“Vërtet është kundërshtari që ka pasur më shumë sukses dhe ka shumë mundësi të jetë në krye të grupit. Këtë e tregojnë vetë rezultatet që kanë arritur. Kanë shumë pikë për aq ndeshje sa kanë luajtur”.

“Normalisht do të vijnë këtu për të mbyllur gjithçka për sa i përket vendit të parë. Nga ana tjetër, ne jemi në rrugën e kolaudimit të ekipit të së ardhmes dhe testi me kundërshtarë të fortë është prova më e mirë për të krijuar ide më të qarta”.

“Jam i bindur se do të jetë një tjetër lojë, një tjetër ndeshje nga ajo që kemi treguar në Kopenhagë para disa muajsh”, citohet Cana nga “Top-Channel”.


Nëse Danimarka shënon fitore në “Qemal Stafa”, atëherë do të sigurojë kualifikimin për Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.