LAJMI I FUNDIT:

Defoe mëson nga David Beckham

Defoe mëson nga David Beckham

Sulmuesi anglez Jermain Defoe e merr si shembull karrierën e shkëlqyeshme të David Beckham, për t’u përballur me zhgënjimet e tij.

Në vitin 2006, ai u la jashtë formacionit të Anglisë nga trajneri i atëhershëm Sven Goran Eriksson. Por tash pas tre vitesh, ai është shtylla e sulmit të kësaj kombëtareje, dhe tashmë ka shënuar pesë gola në tre ndeshje.

“Për mua zhgënjim i madh ishte kur u lash jashtë Kampionatit Botëror në vitin 2006, dhe kur kaloni momente të tilla në jetë, është në pyetje se si do të reagoni dhe si do të ktheheni”, ka thënë Defoe.

“Nëse shihni kah futbollistët më të mëdhenj, ata të gjithë kanë kaluar në këtë. Nëse shihni David Beckham, i cili morri karton të kuq në Kampionatin Botëror në vitin 1998 dhe duhej të kthehej pas këtij zhgënjimi, atë e bëri me gol kundër Greqisë dikur më pas, ai gol i solli Anglisë kualifikim në kampionat”.


“Kur i shihni lojtarët si ai, mësoni. Duhet ta ngrini kokën lartë dhe të vazhdoni të punoni duke shpresuar se do të fitoni rast, dhe kjo dua të më ndodhë mua me kampionatin botëror”, ka shtuar sulmuesi i Tottenhamit.