LAJMI I FUNDIT:

Henry: Jemi të mërzitur dhe të hutuar nga Domenech

Henry: Jemi të mërzitur dhe të hutuar nga Domenech

Rekorderi francez Thierry Henry e ka shokuar trajnerin Raymond Domenech duke i thënë pikërisht atë që mendojnë lojtarët e përfaqësueses së Francës për metodat e tija trajnuese.

Sulmuesi i Barcelonës i ka thënë trajnerit se lojtarët që përfaqësojnë Francën janë mërzitur dhe janë të hutuar nga ajo që kërkohet të bëjnë në seancat stërvitore.

“Trajner, kemi diçka për të të thënë. Po flas në emër të ekipit. Jemi duke u mërzitur me seancat e tua trajnuese. Në 12 vite me përfaqësuesen e Francës, asnjëherë nuk kam qenë në nj situatë të këtillë”.

“Nuk dimë si të luajmë, ku të qëndrojmë në fushë, si të organizohemi. Nuk dimë çfarë të bëjmë. Nuk kemi stil, nuk kemi udhëheqje. Nuk po shkon”, citohet Henry nga “Le Parisien” t’i ketë thënë Domenechut.