LAJMI I FUNDIT:

Cafu: Milani nuk do të fitojë asgjë nëse bazohet në Ronaldinhon

Cafu: Milani nuk do të fitojë asgjë nëse bazohet në Ronaldinhon

Ish-mbrojtësi i Milanit, Cafu, beson se është rrezik që Rossonerët të mbështeten te Ronaldinho, duke thënë se ish-ekipi i tij do të mbetet pa asnjë trofe nëse mbështetet te braziliani.

“Një ekip nuk mund të mbështetet vetëm te një lojtar si Ronaldinho. Ai duhet të dëshmohet se është i rëndësishëm, mirëpo nuk mund ta bëjë vet asgjë”.

“Të tjerët duhet të luajnë dhe të ndihmojnë. Ronaldinho i di përgjegjësitë e tij, dhe ai është fundamental për Milanin tash kur Kaka është larguar. Ai duhet të luajë më shumë. Por, Milani nuk do të fitojë asgjë nëse bazohet vetëm në të”, ka thënë Cafu “La Gazzetta Dello Sport”.