LAJMI I FUNDIT:

Arbeloa: Liverpooli nuk do ta fitojë titullin

Arbeloa: Liverpooli nuk do ta fitojë titullin

Mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, thotë se shanset që ish-skuadra e tij, Liverpool, ta fitojë titullin e Ligës Premier këtë sezon janë minimale.

Arbeloa thotë se ‘të kuqtë’ kanë gabuar shumë me shitjen e mesfushorit Xabi Alonso, prandaj kjo humbje do t’u kushtojë edhe me trofe.

“Gjëja që gjithmonë do ta them për Xabin është se ai nuk është njeriu që fiton ndeshjen, por ai është njeriu që fiton tituj”.

“Ai sjell shumë baraspeshë dhe rregull në skuadër, dhe është e pamundur që të mos e vlerësosh se sa lojtar i rëndësishëm është”, ka thënë Arbeloa për People.