LAJMI I FUNDIT:

Barca do ta transferojë Vieiran në janar?

Barca do ta transferojë Vieiran në janar?

Barcelona planifikon ta transferojë mesfushorin e Interit, Patrick Vieira, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Duke qenë se Yaya Toure dhe Seydou Keita do të luajnë për Kupën e Afrikës, blaugranët do të jenë të dobët në mesfushë, prandaj do të kenë nevojë për së paku një mesfushor defanziv.

Sipas Sport.es, katalunasit kanë shënjestruar francezin si njeriun e duhur për ta plotësuar zbrazëtinë në fushë.