LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti i kënaqur me kontratën e re të Cole

Ancelotti i kënaqur me kontratën e re të Cole

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është i ngazëllyer me Ashley Cole, i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

“Jam shumë i lumtur që Ashley ka dhënë besimin ndaj Chelseat”, ka thënë Carlo Ancelotti për faqen zyrtare në internet të bluve.

“Ai është një prej mbrojtësve të majtë më të mirë në botë, por unë besoj se forma e tij më e mirë do të vijë në të ardhmen. Jam shumë i kënaqur që kjo do të ndodhë në fanellën e Chelseat”, ka shtuar italiani.