LAJMI I FUNDIT:

Galliani: Spalleti është i mirë, por e kemi Leonardon

Galliani: Spalleti është i mirë, por e kemi Leonardon

Trajneri italian Luciano Spalletti dje dha dorëheqje nga stoli drejtues i Romës dhe menjëherë u zëvendësua nga ish-trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri.

Spalletti është lidhur me një kalim në Milan që gjatë verës, menjëherë pas largimit të Carlo Ancelottit drejt Chelseat, dhe para se të caktohet Leonardo si trajner i ri i Milanit.

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka mohuar mundësinë që të bëhen ndryshime në stolin e rosonerëve.

“Unë ende e konsideroj atë një trajner shumë të mirë i cili e bëri Romën të luajë mirë për shumë vite, por ne kemi Leonardon”, është cituar të ketë thënë Galliani.


Spalletti ka qenë në drejtim të Romës që nga viti 2005, derisa Leonardo ka qenë vëzhgues dhe drejtor teknik në San Siro që nga fundi i karrierës së tij si lojtar.