LAJMI I FUNDIT:

Ibra: Barcelona-Inter JO Ibra-Eto’o

Ibra: Barcelona-Inter JO Ibra-Eto’o

Zlatan Ibrahimovic thotë se përballjet ndërmjet Barcelonës dhe Interit në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, NUK do të paraqesin një luftë ndërmjet dy sulmuesve që ndërruan skuadrat: Ibrahimovic dhe Samuel Eto’o.

“Do të jenë dy ndeshje të bukura. Dhe e di se shumë njerëz në të dyja anët do të bëjnë krahasimin e paraqitjes time me atë të Eto’o-s”.

“Mua kjo më duket e kotë: ne jemi të ndryshëm, dhe sido që të jetë, shpresoj që Samuel do t’i udhëheqë miqtë e mi tek Inter në nivelet më të larta. Ai ka filluar mirë dhe unë e përkrah atë të vazhdojë ashtu”, është shprehur boshnjaku me pasaportë suedeze për “La Gazzetta dello Sport”.