LAJMI I FUNDIT:

Ferrara i kënaqur me transferimet e Juves

Ferrara i kënaqur me transferimet e Juves

Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, ka shprehur kënaqësinë e tij për fushatën e transferove gjatë këtij afati kalimtar.

Gjatë këtij afati kalimtar, Juventusi ka sjellë në Torino lojtarë të tillë, si Fabio Cannavaro, Fabio Grosso, Martin Caceres, Felipe Melo dhe Diego.

“Ishte një fushatë e shkëlqyer e transferëve. Të gjithë lojtarët që i kam kërkuar kanë ardhur dhe tani gjendem në një skuadër shumë konkurruese”.

“Jam shumë krenar dhe i kënaqur, sepse nuk ndodh shpesh që një trajner fillestar si unë të ketë në dispozicion një ekip të këtillë”, ka thënë Ferrara për “Tuttosport”.