LAJMI I FUNDIT:

Maradona dëshiron të luajë kundër Brazilit

Maradona dëshiron të luajë kundër Brazilit

Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Diego Maradona, ka thënë se do të dëshironte të ishte 20 vite më i ri dhe të luante kundër Brazilit në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2010.

“Do të jepja gjithçka për të qenë 20 vite më i ri. Ashtu që të mund të luajë kundër Brazilit”, ka thënë Maradona për ANSA.

Ish-lojtari i Napolit po ashtu është ankuar për lëndimet në ekipin e tij, përfshirë edhe mbrojtësin Nicolas Burdisso, i cili u transferua nga Inter te Roma këtë verë.