LAJMI I FUNDIT:

LK: Eduardo përjashtohet për dy ndeshje

LK: Eduardo përjashtohet për dy ndeshje

Sulmuesi i Arsenalit, Eduardo, është përjashtuar për dy ndeshje nga UEFA, për shkak të mashtrimit për të fituar penaltinë në ndeshjen kundër Celtic në takimin kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Me anë të një deklarate zyrtare, UEFA sot ka bërë të ditur se trupi kontrollues dhe disciplinar ka suspenduar kroatin ‘për mashtrim të referit’.

Eduardo të mungojë në ndeshjen në udhëtim te Standard Liege (16 shtator), dhe atë në fushë vendore përballë Olimpiacos (29 shtator). Topçinjtë kanë tre ditë të bëjnë ankesë.

“Trupi kontrollues dhe disiplinor i UEFA-së sot ka ekzaminuar rastin e lojtarit të Arsenalit, Eduardo, për ‘mashtrim të referit’ gjatë ndeshjes së dytë të play-offit të Ligës së Kampionëve më 26 gusht kundër Celtic, dhe ka suspenduar lojtarin për dy ndeshje me klubin në takimet e UEFA-së”, thuhet në deklaratë.