LAJMI I FUNDIT:

Aston Villa kompleton nënshkrimin e Collins

Aston Villa kompleton nënshkrimin e Collins

Aston Villa ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të West Ham, James Collins, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare.

Përfaqësuesi i kombëtares së Uellsit, ka nënshkruar me klubin e ri pasi ka kaluar testet mjekësore dhe ka arritur marrëveshje për kushtet personale.

Për shërbimet e tij Villa thuhet se ka paguar 5 milionë funte. Kjo i çon në 33 milionë funte harxhimet e këtij klubi, që mund të shkojnë në 40 milionë nëse në orët në vazhdim kompletohet edhe nënshkrimi i Richard Dunne, transferimi i të cilit nga Manchester City mund të kushtojë afro 6 milionë funte.