LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Niko Kranjcar kalon në Tottenham

Zyrtare: Niko Kranjcar kalon në Tottenham

Tottenham ka konfirmuar sot se ka nënshkruar me mesfushorin kroat, Niko Kranjcar, nga Portsmouth.

Kranjcar ka kompletuar edhe testet mjekësore dhe ka përcaktuar kushtet personale me Spursat.

Ende nuk ka thënë dhëna për shumën që ka paguar Tottenham si dhe për kohëzgjatjen e kontratës, por thuhet se ai i ka kushtuar ekipit 5 milionë euro.

Kranjcar do të jetë mbulesë për bashkëvenasin e tij, Luka Modric, i cili theu këmbën gjatë ndeshjes së vikendit përballë Birmingham.