LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi: Kam besim te Leonardo dhe Ronaldinho

Berlusconi: Kam besim te Leonardo dhe Ronaldinho

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, thotë se ai ka besim trajneri i rosonerëve, Leonardo, dhe te mesfushori Ronaldinho.

Milani pësoi një humbje të turpshme ndaj Interit me rezultat 4-0 vikendin e kaluar, por kjo nuk i pengon trajnerit Leonardo të ketë besimin e presidentit Berlusconi.

“Kam besim te Leonardo. Ai është trajner i ri, andaj ka nevojë për një kohë më të gjatë”, ka thënë Berlusconi.

Kryeministri italian ka besim edhe në Ronaldinhon, i cili është larg formës të cilën e pati me Barcelonën. “Sa i përket Ronaldinhos, ai mund ta çoje ekipin drejt fitoreve”.