LAJMI I FUNDIT:

Casillas: Mund të ndodhë që të mos fitojmë asgjë

Casillas: Mund të ndodhë që të mos fitojmë asgjë

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, thotë se do të ishte katastrofale nëse kjo skuadër e Mbretërve dështon të fitojë trofe këtë sezon.

“Do të ishte një katastrofë nëse nuk fitojmë diçka me këtë skuadër këtë sezon. Megjithatë gjithçka mund të ndodhë”.

“Katër ose pesë vite më herët e kishim këtë situatë të papërshtatshme, kur luajtëm futboll të mirë për gjashtë muaj, mirëpo dështuam të fitojmë diçka. (Prandaj) Me rëndësi janë rezultatet”, ka thënë spanjolli për “Marca”.