LAJMI I FUNDIT:

Grosso i tejkënaqur për kalimin te Juve

Grosso i tejkënaqur për kalimin te Juve

Fabio Grosso ka nënshkruar për Juventusin në ditën e fundit të afatit kalimtar, ndërsa mbrojtësi italian është shprehur mjaft i kënaqur për arritjen e marrëveshjes.

“Jam shumë i kënaqur, sepse kjo është ajo që kam dashur qe një kohë të gjatë”.

“Arritja e këtij qëllimi është shumë entuziazmues, dhe mezi po pres që të takohem me bashkëlojtarët e mi javën e ardhshme”.

“Është normale që kur vjen në një skuadër si kjo, qëllimi është që të fitohet gjithçka. Prandaj shpresoj që ta arrij një gjë të tillë këtu”, ka thënë Grosso për “Sky Sports”.