LAJMI I FUNDIT:

Juve i jep ultimatum Lyonit për Grosson

Juve i jep ultimatum Lyonit për Grosson

Mbrojtësi italian i krahut, Fabio Grosso, mund të mbetet lojtar i Lyonit, pasi që Juventusi ka refuzuar ta rritë ofertën për shërbimet e tij.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Zonjës së Vjetër nuk dëshirojnë të paguajnë më shumë se dy milionë euro për 31-vjeçarin, ndërsa mësohet se i kanë thënë skuadrës franceze që ose ta pranojë ose jo ofertën e bardhezinjve.

Largimi i Grossos për një shumë të tillë do të ishte humbje për Lyonin që ka paguar shtatë milionë euro dy vite më parë kur e transferoi atë nga Inter, megjithatë ardhja e Aly Cissokhos në Stade Gerland, e shndërron menjëherë në tepricë mbrojtësin italian.