LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Ishim ekip më i mirë se United

Wenger: Ishim ekip më i mirë se United

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka qenë i kujdesshëm të mos lëshojë akuza ndaj arbitrit, i cili dha një penalti për Wayne Rooneyn dhe mohoi një gol të topçinjve për shkak të pozicionit jashtë loje.

Topçinjtë avancuan me një gol të shënuar nga Andrei Arshavin në pjesën e parë të ndeshjes, por pësuan dy gola të papritur, një nga penaltia të shënuar nga Wayne Rooney, dhe një autogol nga Abou Diaby.

“Ishim ekip më i mirë por e humbëm ndeshjen. Është shumë vështirë të përpihet kjo”, ka thënë Wenger.