LAJMI I FUNDIT:

Benitez i kënaqur me fitoren

Benitez i kënaqur me fitoren

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është i kënaqur me përgjigjen e lojtarëve ndaj kritikave të tij gjatë fitores së djeshme prej 3-2 ndaj Bolton Wanderers.

Liverpooli dy herë e pa veten në disavantazh, por të dy herët barazoi dhe në fund shënoi fitore me anë të një goli të vonshëm të shënuar nga kapiteni Steven Gerrard, të cilin Benitez e kishte kritikuar se nuk është në formën më të mirë.

“Të gjithë lojtarët dëshironin t’ia dilnin mirë. Steven Gerrard dhe Fernando Torres, në mesin e tjerëve, e dinin se ata duhej të përmirësoheshin. Ne treguam se kemi lojtarë kualitativ dhe ata luftuan për të treguar se janë të mirë”, ka thënë Benitez.

“Kishim posedim të lartë të topit dhe ishim në kontroll për pjesën më të madhe të ndeshjes. Të pësosh dy gola siç bëmë ne, është zhgënjyese, por ekipi u rikthye dhe tregoi kualitetet”, ka shtuar spanjolli.