LAJMI I FUNDIT:

Tottenham vazhdon fillimin e përkryer

Tottenham vazhdon fillimin e përkryer

Aaron Lennon ka shënuar një gol të vonshëm për t’i ndihmuar Tottenhamit të ruajë rekordin e fitoreve këtë fillim sezoni në Ligën Premier, pasi mposhti me rezultat 2-1 Birminghamin në White Hart Lane.

Përforcimi i verës i Tottenham, shtatlarti anglez Peter Crouch, ishte autor i golit të parë për vendasit, që erdhi vetëm në pjesë të dytë (72’), pas një harkimi nga gjuajt a lirë e Tom Huddlestone. Por nuk zgjati shumë, vetëm pas tre minutash mysafirët shënuan me anë të Lee Bowyer për të barazuar rezultatin.

Kur u shuan shpresat e vendasve për të marrë pikë të plota, doli të skenë Aaron Lennon, i cili shënoi nga largësia pas një asistimi të Roman Pavlyuchenkos.

Nga ndeshjet tjera, ekipi i Lorik Canës është mposhtur për të dytën herë në Ligën Premier, kësaj here nga Stoke City me rezultat minimal 1-0, ndërsa kosovari nuk mundi as kësaj here t’i ikë ‘dhuratës’, kartonit të verdhë, kësaj here për shkak të reagimit ndaj një vendimi të arbitrit.