LAJMI I FUNDIT:

Ferguson: Wenger din kur duhet të shesë

Ferguson: Wenger din kur duhet të shesë

Në prag të ndeshjes derbi, Manchester United – Arsenal në Old Trafford, menaxheri i djajve të kuq Alex Ferguson ka lëshuar lëvdata për rivalin e tij të sotëm, Arsene Wenger.

“Një ekip i ri, si Arsenal, që është duke u pjekur, duhet të respektohet dhe përcillet. Mendoj se një gjë që Wenger e ka bërë në mënyrë fantastike në Arsenal është se gjithmonë ka shitur në kohën e duhur. Ai e di se kur është koha për një lojtar të largohet”, thotë Ferguson.

“Nuk është lehtë të menaxherohet kjo. Ai e ka bërë atë edhe me Emmanuel Adebayor dhe Kolo Toure”.

“Mendoj se Arsenali është më mirë se sezonin e kaluar. Ata ndoshta kanë mungesë të përvojë në krahasim me ne, Liverpoolin dhe Chelsean, por nuk ka dyshim se do të jenë këtu. Ata do të jenë shumë afër këtë vit”, ka shtuar skocezi.