LAJMI I FUNDIT:

Monchengladbach mposht Mainzin

Monchengladbach mposht Mainzin

Ndeshja e parë e javës së katërt në Bundesliga e zhvilluar ndërmjet Borussia Monchengladbachut dhe Mainzit, ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat prej 2-0.

Monchengladbach shënoi nga një gol në secilën pjesë për të siguruar tri pikë shumë të vlefshme nga kjo përballje dhe tani gjendet në kuotën e shtatë pikëve.

Golin e parë për vendasit e shënoi sulmuesi Raul Bobadilla (29’), ndërsa gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, mesfushori Marco Reus shënoi golin e dytë për të vulosur fitoren e Monchengladbachut.

Mesfushori shqiptar i Mainzit, Jahmir Hyka, ishte në bankën rezervë, mirëpo nuk u angazhua në këtë përballje.