LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Roma kishte gjithçka nën kontroll

Spalletti: Roma kishte gjithçka nën kontroll

Roma e ka nëpërkëmbur skuadrën sllovake Kosice për t’u kualifikuar në fazat grupore të Ligës së Evropës.

Hat-tricku i Francesco Tottit (1’, 6’ dhe 86’) dhe nga një gol i shënuar nga Guberti (8’), Cerci (17’), Menez (18’), Riise (70’), ia siguruan fitoren prej 7-1 Romës, në ndeshjen e zhvilluar të enjten mbrëma në Stadio Olimpico, derisa të vetmin gol për mysafirët e shënoi Novak (38’).

“Ishte Roma që kontrollonte dhe nuk ishte meritë ose jo-meritë e kundërshtarit tonë. Dëshiroj të theksoj se qëndrimi i skuadrës gjithmonë ka rëndësi”.

“Mbrojtja ishte e mirë, dhe nuk i fajësoj për golin që morëm. Ishim të mirë në atë repart”, ka thënë trajneri i Romës, Luciano Spalleti, për “Mediaset”.


Ndërkohë, Spalletti ka folur edhe për tregolëshin e Tottit, duke thënë se ai duhet t’i shfrytëzojë 90% ose 100% të rasteve që i jepen.