LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: City kompleton transferimin e Lescott

Zyrtare: City kompleton transferimin e Lescott

Ekipi i Manchester Cityt ka pohuar se transferimi i mbrojtësit anglez Joleon Lescott nga Evertoni është kompletuar.

Lescott ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare pasi ka arritur pajtim për kushtet personale dhe i ka kaluar testet mjekësore.

“Vërtet jam i kënaqur që mund t’i uroj mirëseardhje Joleon në Manchester City. Ai është një lojtar i kombëtares angleze i cili është dëshmuar në Ligën Premier gjatë kohës së kaluar në Everton”, ka thënë trajneri Mark Hughes.

“Me ardhjen e Joleon mendoj se kam angazhuar një mbrojtës me kualitete të larta. Ai mund të luajë në disa pozita të mbrojtjes dhe besoj se do të ketë ndikim të madh në ne”, ka shtuar anglezi.


Për të marrë shërbimet e Lescott, City raportohet se ka paguar një shumë prej 24 milionë funtesh.