LAJMI I FUNDIT:

Behrami rikthehet këtë javë në stërvitje

Behrami rikthehet këtë javë në stërvitje

Menaxheri i West Ham United, Gianfranco Zola, ka thënë se disa nga të lënduarit, përfshirë edhe Valon Behramin, pritet të rikthehen në stërvitje këtë javë, ndërsa më pas edhe në ndeshje.

Pas humbjes ndaj Tottenham, Zola zbuloi se disa prej lojtarëve do të rikthehen nga lëndimi, përfshirë këtu Kieron Dyer, që pritet madje të aktivizohet kundër Blackburnit.

Mesfushori shqiptar me nënshtetësi zvicerane Valon Behrami, po ashtu pritet të rikthehet në stërvitje këtë javë, së bashku me Terry Dixon.