LAJMI I FUNDIT:

Leonardo: Oddo është për shitje

Leonardo: Oddo është për shitje

Trajneri i Milanit, Leonardo, ka zbuluar se Massimo Oddo nuk është pjesë e planeve të tij dhe se nëse gjen një ekip të përshtatshëm, mund të largohet nga rosonerët.

“Kam qenë shumë i qartë me Oddon, ashtu siç kam qenë me (të larguarin së fundi, portierin) Zeljko Kalac. I thash atij se nëse gjen një klub të ri më të përshtatshëm, atëherë mund ta shfrytëzojë shansin”, ka thënë Leonardo.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë deri më 31 gusht, por shpresoj se do të mund të blejmë edhe një lojtar tjetër anësorë”, ka shtuar trajneri brazilian.