LAJMI I FUNDIT:

Berbatov: Rooney më i mirë se Ronaldo

Berbatov: Rooney më i mirë se Ronaldo

Sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov, thotë se bashkëlojari i tij Wayne Rooney është një lojtar shumë më i mirë se nënshkrimi i ri i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

“Ronaldo ishte lojtar fantastik për ne dhe jam i sigurt se ai do të jetë i mirë edhe në Real Madrid. Por, për mua, talenti më i madh gjithmonë ka qenë Wayne Rooney, madje edhe në sezonin e kaluar”, ka thënë Berbatov.

“Ai është një talent i jashtëzakonshëm dhe do të jetë një prej lojtarëve më të mirë në Evropë për shumë vite”, ka shtuar bullgari.