LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti i kënaqur që mbajti Shevchenkon

Ancelotti i kënaqur që mbajti Shevchenkon

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është i lumtur që Andriy Shevchenko ka qëndruar, pas dështimit për ta huazuar atë.

Sheva, i cili fiton 130 mijë funte në javë, bëri një paraqitje të befasishme gjatë ndeshjes së fundit kundër Sunderlandit.

Dhe Ancelotti tash thotë se ai ka rol për të luajtur, pavarësisht se nuk e zgjodhi atë në ekipin startues as një ndeshje të vetme në Serie A në vitin e fundit, si trajner i Milanit.

“Shevchenko është në formë më të mirë se në vitin e kaluar. Ai ka pasur probleme fizike së pari kur ka arritur në Chelsea, por e ka tejkaluar atë dhe tash mund t’i japë kualitet ekipit”, ka thënë trajneri italian.