LAJMI I FUNDIT:

Taçi i hapur për investime në Milan

Taçi i hapur për investime në Milan

Biznesmeni shqiptar Rezart Taçi ka hedhur dritë mbi planin e tij të ardhshëm, investimin në klubin e Milanit, pas prishjes së marrëveshjes për të blerë Bolognan.

Në një intervistë me Corriere dello Sport, Rezart Taçi ka zbuluar se ai nuk ka hequr dorë nga planet për të investuar në Serie A, pavarësisht dështimit për të blerë Bolognan. Ai tash dëshiron të takohet me pronarin e Milanit, Silvio Berlusconin.

“Është e vërtet se kemi biseduar një kohë të gjatë. Fakt është se interesimi i grupit tim tash ka ndryshuar. Ne po analizojmë një varg opsionesh. Sidoqoftë besojmë se do t’i bashkojmë forcat me ndonjë klub para se të fillojë kampionati italian”, ka thënë Taçi.

“Derisa Milani do të ishte një klub interesant për të investuar, nuk përjashtoj ndonjë ofertë tjetër për Bolognën. Mund të konfirmoj se është e mundshme edhe një blerje e aksioneve më të vogla në një klub të madh”, ka shtuar shqiptari.


Taçi ka raporte të mira me Milanin, pasi tashmë ka sjellë dy herë rosonerët në Shqipëri dhe po ashtu ka organizuar Milan Junior Camp.

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Ligat tjera
Kalo në kategori