LAJMI I FUNDIT:

Etoo i etur të fitojë me Interin

Etoo i etur të fitojë me Interin

Nënshkrimi i i ri Interit, Samuel Eto'o, i cili ka shënuar më shumë se 100 gola me Barcelonën, ka deklaruar se ai nuk pendohet që është bashkuar me nerazurët, të cilët i përshkruan si një ‘atmosferë familjare’.

“Kjo është ajo që i kam thënë familjes time: Iu kam thënë se jam gjithnjë e më shumë i bindur për vendimin që e kam marrë për t’iu bashkuar Interit”, ka thënë Eto’o për La Gazzetta dello Sport.

“Tashmë kam filluar të eci nëpër Milan. Më pëlqen qyteti, në disa gjëra më kujton Madridin, dhe njerëzit në rrugë që më kanë njohur nuk më kanë mërzitur shumë. Sigurisht, gjithkush më ka kërkuar të njëjtën gjë, ‘Eto’o e duam Ligën e Kampionëve’,”, ka shtuar kamerunasi.