LAJMI I FUNDIT:

Grafite lojtari i vitit në Bundesliga

Grafite lojtari i vitit në Bundesliga

Sulmuesi i Wolfsburgut, Grafite, është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Bundesliga.

Braziliani ka fituar afër 1/3 e votave për këtë çmim, ndërkohë që sezonin e kaluar shënoi 28 gola në 25 ndeshje duke i ndihmuar Wolfsburgut të shpallet kampion.

Në vendin e dytë është renditur Mario Gomez, ndërsa i treti ishte Edin Dzeko.

Ish-mesfushori i Werder Bremenit, Diego, zuri vendin e katërt, ndërsa top pesëshin e mbylli anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery


Felix Magath mori çmimin e trajnerit të vitit për udhëheqjen e Wolfsburgut drejt titullit befasues.