LAJMI I FUNDIT:

Interi dhe Reali arrijnë marrëveshje për Sneijder

Interi dhe Reali arrijnë marrëveshje për Sneijder

Mediat italiane raportojnë se Real Madridi dhe Interi kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit holandez Wesley Sneijder në Giuseppe Meazza.

“La Gazzetta dello Sport” njofton se është arritur një marrëveshje fillestare për huazimin e Sneijder te zikaltrit, ndërkohë që Reali do të përfitojë katër milionë euro nga ky huazim, si edhe do ta ketë mundësinë ta shesë lojtarin në fund të sezonit për shifrën prej 18 milionë eurosh.

Skuadra të shumta evropiane janë shprehur të interesuara për shërbimet e holandezit, mirëpo duket se trajneri i Nerazzurëve, Jose Mourinho, ka ndërhyrë për të siguruar shërbimet e mesfushorit.