LAJMI I FUNDIT:

Henry i befasuar nga tifozët amerikanë

Henry i befasuar nga tifozët amerikanë

Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, ka deklaruar se ka qenë i mahnitur nga tifozët e pranishëm në ndeshjen kundër Los Angeles Galaxy të shtunën mbrëma.

“Është mahnitëse të shohësh një turmë të tillë, sidomos në Amerikë. Ata ishin të jashtëzakonshëm”.

“Galaxy tregoi një ndeshje të bukur, ndërsa Becks shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë”, është shprehur Henry.

Barca doli fituese e kësaj përballjeje miqësore duke e mposhtur LA Galaxyn me rezultat prej 2-1.