LAJMI I FUNDIT:

Lotito i lodhur duke folur për lojtarët

Lotito i lodhur duke folur për lojtarët

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, thotë se është lodhur më duke u përgjigjur në lidhje me mundësinë e largimti të Goran Pandevit, Lorenzo De Silvestrit dhe Cristian Ledesmas.

“Tashmë jam lodhur duke folur për këtë gjë”, është shprehur Lotito për “La Gazzetta dello Sport”, duke shtuar se të gjithë kanë zëvendësues në skuadër nëse vendosin të largohen.

Pandev, De Silvestri dhe Ledesma janë lojtarë që kërkohen nga disa skuadra, ndërkohë që vetë ata kanë shprehur dëshirën për t’u larguar, porse Lazio ende nuk ka marrë vendim për këtë gjë.