LAJMI I FUNDIT:

Barca fiton kundër LA Galaxy

Barca fiton kundër LA Galaxy

Barcelona ka shënuar fitore kundër ekipit nga MLS, LA Galaxy, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Rose Bowl të Pasadenas.

Blaugranët dolën fitues me rezultat prej 2-1, në ndeshjen e zhvilluar para 94.000 tifozëve amerikanë.

Ndeshjen e hapi Pedro në minutën e 11-të të takimit duke i dhënë avantazhin Barcelonës, ndërsa pa përfunduar pjesa e parë, David Beckham barazoi rezultatin.

Me golin e dytë të shënuar nga Jeffren (67′), Barca doli fitues i kësaj përballjeje.