LAJMI I FUNDIT:

E pakënaqshme oferta e Chelseat për Pirlon

E pakënaqshme oferta e Chelseat për Pirlon

Edhe pse Milani vazhdimisht ka mohuar se Andrea Pirlo është në shitje, zëvendëspresidenti Adriano Galliani në mënyrë indirekte ka pranuar se lojtari është në shitje, porse Rossonerët kërkojnë ofertën duhur për të lejuar largimin e tij.

Nuk është fshehtësi që trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, kërkon shërbimet e mesfushorit italian, mirëpo oferta e bërë nga Blutë duket se nuk i kënaq kërkesat e Milanit.

“Oferta prej tetë milionë eurosh plus Claudio Pizarron është e pakënaqshme, ndërsa me këto kushte Pirlo është i pashitshëm”, ka thënë Galliani për “Sky Sport 24”.