LAJMI I FUNDIT:

Interi në kërkim të Van Der Vaart

Interi në kërkim të Van Der Vaart

Kampioni i Italisë po vazhdon ta forcojë skuadrën, për të kënaqur kërkesat taktike të trajnerit Jose Mourinho.

Sipas Calciomercato.it, mesfushori i Real Madridit, Rafael Van Der Vaart, është njëri nga shënjestrat për ta plotësuar mesfushën e skuadrës ziakaltër.

Nerazzurët planifikojnë ta transferojnë Van Der Vaartin në formë huazimi, me mundësinë për ta blerë atë në fund të sezonit.