LAJMI I FUNDIT:

Makelele pro- kthimit të Vieiras tek Arsenal

Makelele pro- kthimit të Vieiras tek Arsenal

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Claude Makelele, mbështet rikthimin e bashkëkombësit të tij Patrick Vieira tek Arsenali.

Qëndrimit të Vieiras tek Interi duket se po i vjen fundi, ndërsa spekulimet e fundit e lidhin atë me një rikthim sensacional te Topçinjtë.

“Patrick është ende një lojtar i mirë. Ai është ende një lojtar i madh. Dhe mendoj se ai është ende njëri nga mesfushorët më të mëdhenj në votë”.

“Ai është një mesfushor i mirë. Mendoj se ka mundësi të shkojë tek arsenali. Ai është sikurse unë dhe Steven Gerrard. Ai do të bënte një punë të mirë, besoj”, është shprehur Makelele.