LAJMI I FUNDIT:

Publikohet kalendari i Serie A

Publikohet kalendari i Serie A

Është publikuar kalendari i ndeshjeve të sezonit 2009/2010 në Serie A, ndërsa kampioni Inter në ndeshjen e parë do ta presë Barin.

Sipas të dhënave nga “Corriere dello Sport”, Roma do ta vizitojë Genoan në ndeshjen e parë, Juventusi do të përballet me Chievon, ndërsa Milani do të udhëtojë te Sienna.

Lajmi më interesant është se Juventusi dhe Milani do të përballen në javët e fundit të sezonit (19 dhe 38), që do të jetë përballje e jashtëzakonshme, sidomos nëse këto dy skuadra do të arrijnë të garojnë për titull.

Ndërkohë java e dytë e sezonit të ri duket të jetë më ‘e nxehta’ kur kihet parasysh se do të përballen Interi dhe Milani, ndërsa Juventusi do të luajë kundër Romës.


Java e 15-të po ashtu do të jetë njëra nga më interesantet, kur do të zhvillohet Derbi i Italisë, ndërmjet Interit dhe Juventusit, dhe derbi romak, ndërmjet Romës dhe Lazios.

Serie A fillon më 22 gusht 2009 dhe përfundon më 16 maj 2010, për t’i dhënë përfaqësueses së Italisë afër tri javë për t’u përgatitur për Kampionatin Botëror 2010 që zhvillohet verën e ardhshme në Afrikën e Jugut.

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Ligat tjera
Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Ligat tjera
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori