LAJMI I FUNDIT:

Kosova anëtare e EuroLeague-s së boksit

Kosova anëtare e EuroLeague-s së boksit

Liga Evropiane e Boksit (EuroLeague) e ka pranuar Federatën e Boksit të Kosovës si anëtarë me të drejta të plota, dhe kështu për herë të parë iu jepet mundësia klubeve kosovare që të garojnë në të gjitha ligat dhe turnetë evropiane. Vendimi për pranimin e Kosovës në këtë ligë është marrë nga zyrtarët e EuroLeague-s së boksit gjatë një takimi në Gyor të Hungarisë.

Federata e Boksit e Kosovës në fillim të këtij viti kishte bërë kërkesë për pranim në këtë ligë, por dy herë ishte refuzuar kërkesa e saj. Mirëpo qëndrimi i zyrtarëve më të lartë të Ligës, ndryshoi një muaj më parë kur drejtori i kësaj lige Sizlard Bolla dhe sponzori Ivo Dvorak, vizituan vendin tonë dhe ishin prezent në disa turne të boksit me çka u ndan të kënaqur si me organizimin e këtyre turneve e po ashtu edhe me cilësinë e boksit.

“Sot kemi marrë një letër konfirmuese nga presidenti i Euroligës, Sizlard Bolla, i cili na ka njoftuar se në mbledhjen e fundit të Euroligës është marrë vendimi që prej muajit shtator, Kosova të jetë pjesëmarrëse e garave në këtë ligë”, është shprehur zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli.

Meqenëse Kosova është pranuar në EuroLeague, atëherë pritet që përfaqësuesja e Kosovës të garojë në këtë ligë që nga muaji shtator kur edhe fillon sezonin 2009/2010. Klubet kosovare të boksit do t’i kenë të drejtat e plota që të garojnë në sezonin 2009/2010. Ndërkohë, boksierët kosovarë që tani mund të boksojnë ose të nënshkruajnë për ndonjë klub evropian.


Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Ligat tjera
Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Ligat tjera
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori