LAJMI I FUNDIT:

Leonardo: Milani ka nevojë për përforcime

Leonardo: Milani ka nevojë për përforcime

Trajneri i Milanit, Leonardo, thotë se skuadra e tij ka nevojë për disa përforcime, sidomos për një sulmues dhe një mbrojtës.

Të dielën mbrëma Milani pësoi edhe humbjen e tretë në kuadër të turneut miqësor World Football Challenge, edhe atë pikërisht nga rivali Inter, ndërsa trajneri i Rossonerëve kërkon lojtarë të rinj në skuadër.

“Nuk dëshiroj të arsyetohem. Interi luajti më mirë dhe ne ishim pak të lodhur”.

“Kemi nevojë për një grup të madh lojtarësh. Kemi lojtarë si Alessandro Nesta, Gennaro Gattuso dhe Marco Borriello, të cilët kthehen nga lëndimet dhe duhet ta rikthejnë formën e tyre”.


“Kemi nevojë për sulmues dhe mbrojtës”, ka thënë Leonardo, duke përmendur emrin e Klaas-Jan Huntelaar, si opsion për sulmin kuqezi.