LAJMI I FUNDIT:

Elano zëvendësim i Pirlos te Milani?

Elano zëvendësim i Pirlos te Milani?

Milani raportohet se ka kthyer vëmendjen kah mesfushori brazilian i Manchester Cityt, Elano.

Burime nga rosonerët kanë thënë se klubi italian e sheh brazilianin si zëvendësim për mesfushorin italian Andrea Pirlo.

Pirlo mund të kalojë në Chelsea para fundit të gushtit dhe Elano, i cili nuk është në planet e trajnerit të Cityt, Mark Hughes, për sezonin e ri, mund të arrijë në Milan si zëvendësim i drejtpërdrejtë.

Milani shpreson të marrë shërbimet e Elanos për një shumë prej 8 milionë funtesh.