LAJMI I FUNDIT:

City në bisedime me Toure

City në bisedime me Toure

Manchester City raportohet se ka zhvilluar negociata intensive me Arsenalin gjatë ditës së djeshme për të marrë shërbimet e mbrojtësit Kolo Toure.

Daily Mail shkruan se pas nënshkrimit me Emmanuel Adebayor nga Arsenali për një shumë prej 25 milionë funtesh gjatë javës së kaluar, City shpreson se negociatat do të shkojnë më lehtë për Toure.

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, ka kaluar shtatë vite në Arsenal dhe është lojtari që i ka shërbyer më gjatë klubit, por ai u përfshi në një fjalosje me bashkë-lojtarin William Gallas gjatë sezonit të kaluar dhe kërkoi të largohet që në janar.

Se City ka nevojë të forcojë mbrojtjen është parë edhe në disa ndeshjet e para-sezonit, ku qytetarët nuk janë treguar të qëndrueshëm në këtë repart, veçanërisht me Richard Dunne, Nedum Onuoha dhe Javan Vidal që të gjithë të lënduar.