LAJMI I FUNDIT:

Cana kapiten i Sunderlandit

Cana kapiten i Sunderlandit

Mesfushori shqiptar Lorik Cana pavarësisht se ka ndërruar klubin, nuk do të humbë shiritin e kapitenit.

Cana kaloi nga Olimpique Marseille në Sunderland gjatë të premtes për një shumë prej 5 milionë funte dhe siç ka konfirmuar trajneri i klubit, Steve Bruce, shqiptari do të jetë kapiten i ri i klubit anglez.

“Cana do të jetë kapiten. Ai ka qenë kapiten i Marseillet, ai është kapiten i kombëtares së Shqipërisë dhe ai është një luftëtar i vërtetë, një lloj lojtari për të cilin kishim nevojë pasi Dean Whitehead iu bashkua Stoke Cityt”, ka thënë Bruce.

“Ai është i fuqishëm, ai ka qenë fitues gjithë jetën e tij dhe jam i sigurt se do të përshtatet në Premier League”, ka shtuar trajneri i Sunderlandit.


Ndërkohë në ndeshjen e fundit miqësore në Amsterdam Sunderlandi ka mposhtur me rezultat 2-0 ekipin spanjoll të Atletico Madridit, me të dy golat e shënuar nga Kieran Richardson.