LAJMI I FUNDIT:

Arsenali bën ofertë për Huntelaar

Arsenali bën ofertë për Huntelaar

Mediat britanike njoftojnë se Arsenali ka bërë një ofertë prej 17.3 milionë euro për sulmuesin e Real Madridit, Klaas-Jan Huntelaar.

Sunday Express” shkruan se trajneri Arsene Wenger e ka caktuar holandezin si zëvendësues të Emannuel Adebayor, i cili u largua në drejtim të Manchester Cityt.
Ndërkohë, trajneri i Realit, Manuel Pellegrini, ka thënë se Huntelaar nuk ka vend në skuadrën e tij, prandaj transferimi i holandezit në Emirates është më se i mundur, porse Topçinjtë duhet të konkurrojnë me Tottenham Hotspur për të siguruar shërbimet e ish-sulmuesit të Ajaxit.