LAJMI I FUNDIT:

Toure i entuziazmuar për Ibrahimovicin

Toure i entuziazmuar për Ibrahimovicin

Yaya Toure beson se Zlatan Ibrahimovici do të dëshmojë të jetë transfer shumë i suksesshëm në Camp Nou.

“Ai është i gjatë dhe është sulmues me aftësi teknike, ndërsa kualitetet e tij mund të na ndihmojnë shumë”, ka thënë Toure për faqen zyrtare të Barcës.

Mediat spanjolle kanë spekuluar se trajneri Pep Guardiola mund ta angazhojë lojtarin nga Bregu i Fildishtë që të luajë si mesfushor ofanziv, duke qenë se deri më tani Toure ka dalë i suksesshëm në të gjitha pozitat ku ka luajtur.

“Unë jam një lojtar ekipor që mundohem të jap më shumë për punën kolektive sesa për performancën time personale”, është shprehur ish-lojtari i Monacos.