LAJMI I FUNDIT:

Cruz drejt Romës

Cruz drejt Romës

Duket se sulmuesi argjentinas Julio Cruz ka vendosur për të ardhmen e tij, ndërsa Roma është skuadra ku ai dëshiron ta vazhdojë karrierën.

Sky Sport 24” shkruan se ish-sulmuesi i Interit do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare, me opsionin për ta vazhduar edhe një vit. Ndërsa do të fitojë 1.8 milionë euro për sezon.

Cruz refuzoi një pagë të madhe nga Panathinaikosi për të qëndruar në Itali, ndërsa nga Serie A, Lazio dhe Napoli kanë qenë skuadrat më të interesuar për shërbimet e tij.