LAJMI I FUNDIT:

Effenberg: Ribery do të shkojë te Reali

Effenberg: Ribery do të shkojë te Reali

Legjenda e Bayern Munichut, Stefan Effenberg, beson se është vetëm çështje kohe transferimi i Franck Ribery te Real Madridi.

“Besoj se do të ndodhë, por askush nuk e di kur. Megjithatë mendoj se lojtari duhet të jetë i sinqertë me klubin e tij, dhe të mos nënshkruajë kontrata të cilat nuk planifikon t’i respektojë”.

“Mund ta paramendoj se në një rast të këtillë, paratë janë një faktor shumë i rëndësishëm, dhe shifrat e tilla luajnë me kokën tënde”, ka thënë Effenberg për gazetën “TZ”.