LAJMI I FUNDIT:

Aly Cissokho nënshkruan me Lyonin

Aly Cissokho nënshkruan me Lyonin

Ekipi i Lyonit edhe zyrtarisht ka pohuar se mbrojtësi i majtë Aly Cissokho ka kompletuar transferimin nga Porto për shumë që arrin shifrën e 15 milionë eurove.

Cissokho, transferimi i të cilit në Milan dështoi pasi stafi mjekësor i rosonerëve nuk ishte i kënaqur me testet mjekësore, është përforcimi i tretë i ekipit të Lyonit.

Mbrojtësi i majtë nënshkroi marrëveshje pesëvjeçare pasi Porto dhe Lyon kishin arritur më herët pajtim për nivelin e dëmshpërblimit dhe Cissokho me sukses i kaloi analizat mjekësore.

“Olimpique Lyon dhe Porto këtë pasdite arritën marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Aly Cissokho për një shumë prej 15 milionë eurosh (nëse Lyoni e shet lojtarin, ekipi i Portos do të fitojë 20% nga shuma e transferimit). Pasi i kaloi me sukses testet mjekësore në Porto, lojtari nënshkroi marrëveshje pesëvjeçare me Lyonin”, shkruhet në faqen zyrtare të Lyonit.


Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Arsenali dhe Liverpooli 'në luftë' për yllin e Real Madridit

Arsenali dhe Liverpooli 'në luftë' për yllin e Real Madridit

La Liga
Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Premier League
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori